Sindikata bëri thirrje për një grevë nga të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore për të “mbrojtur të drejtat e punëtorëve” pas vendimit të qeverisë tuniziane për të ngrirë pagat si pjesë e një pakete reformash të miratuar nga autoritetet për të përmbushur kushtet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për të marrë një 4 miliardë dollarë.
Të gjitha fluturimet ndërkombëtare për dhe nga Tunizia do të anulohen nesër për shkak të grevës masive të thirrur nga sindikata me ndikim të UGTT-së, njoftoi sot Waji Zidi, një zyrtar i asaj sindikate, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme do të pezullohen, duke filluar nga mesnata. Greva do të përfshijë të gjitha lundrimet,” tha Zidi./FolDrejt/