Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë hapjen e fushatës kundër Trafikimit me Njerëz, në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz, kanë njoftuar nga ministria, shkruan Fol Drejt.
“Hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenieve Njerëzore.
Ngjarja do të zhvillohet nesër, më datë 18.10.2023 në ndërtesë qendrore të Qeverisë, në sallën P-038 në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00” – thuhet në njoftim./FolDrejt/