Nga Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Zyra për Media është bërë e ditur se nesër më 24 dhjetor, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton Fol Drejt.
“Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, nesër, më 24 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë liderët më të lartë shtetërorë si dhe zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/