Me rastin e 18 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë.
Punëtoria do të organizohet nesër (18.05.2022), duke filluar nga ora 09:45, transmeton Fol Drejt.
Në hapje të punëtorisë do të marrë pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku, me një fjalë rasti.
Këtë vit, temë e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve do të jetë : “The Power of Museums-Fuqia e Muzeve”./FolDrejt/