Më datë 27.10.2022, në kryeqytetin e Kosovës do të mbajë punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është nikoqiri dhe organizatori i kësaj konference, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit e 26 kryeqyteteve Evropiane, transmeton Fol Drejt.
Konferenca do të konsistojë në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në sferën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave të përparuara.
Konferenca do të hapë punimet me datë 27 tetor 2022, duke filluar nga ora 08:30 dhe do të mbahet në Prishtinë, në Hotel Emerald.
Me rastin e këtij organizimi, policia ka ftuar edhe mediat për pjesëmarrje, teksa hapësira e rezervuar për mediat për marrjen e pamjeve nga hapja e punimeve të konferencës do të jetë në dispozicion me datë 27.10.2022 nga ora 08:30 deri në orën 09:10, bëhet e ditur në njoftim./FolDrejt/