Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nesër do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve.
Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00, transmeton Klankosova.tv.
Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetarët Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.