Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit producentes kosovare, Vjosa Berisha.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës (Arberi). Kështu ka njoftuar bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në Instagram.
Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës do të mbahet një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.
“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja datat 1, 2, 3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand, Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”, ka njoftuar Fatos Berisha.
Vjosa Berisha ka vdekur më 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër pas betejës me kancerin./21Media/