Me 2/3−tat e votave Kosova nesër mund të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës (KE), shkruan Fol Drejt.
Pika e aplikimit të Kosovës në këtë institucion evropian, veç është bërë pjesë e agjendës. Aplikim tashmë është pjesë e agjendës së të hënës së Komitetit të Ministrave.
Lajmin e ka bërë të ditur Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022.
Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare./FolDrejt/
Kosovo's application for Council of Europe membership is on the agenda for Monday's Committee of Ministers meeting. Let's hope for positive developments in this important step towards European integration. 🇽🇰❤️🇪🇺#Kosovo #CouncilofEurope #CoE #EuropeanIntegration pic.twitter.com/qzjv8PVcGH
— Rejhan Vuniqi (@RejhanVuniqi) April 23, 2023