Nesër, më 13.02.2023, në ora 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve, do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’u drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.
Siç njofton policia, në hyrje të rrugëve që qojnë tek Stadiumi ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër në përfundim të ceremonisë./FolDrejt/