Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Handikos si dhe shoqatat për të drejtat e personave me aftësi te kufizuara organizon konferencën e radhës me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Qëllimi i konferencës është që të adresoj çështjet e përbashkëta për persona me aftësi të kufizuara dhe të identifikoj të arriturat, sfidat si dhe prioritetet e personave me aftësi të kufizuara. Konferenca bashkon institucionet e nivelit qendror dhe lokal si dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, njofton Zyra për Komunikim me Publikun, përcjell Fol Drejt.
Konferenca pritet të fillojë nesër në orën 13:30./FolDrejt/