Të hënën do të mbyllen dy rrugë të Komunës së Prishtinës.
Kjo do të bëhet në nder të shënimit të Ditës së Evropës dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen, transmeton Fol Drejt.
“Të dashur qytetarë,
Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura:
– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të
– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.
Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite! “, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./FolDrejt/