Nëpërmjet një informate lëshuar për media, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka njoftuar se kryetari Rrahman Jashari, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, do ta përcjell nga afër rrjedhën e grevës së mësimdhënësve që do të mbahet nesër, transmeton Fol Drejt.
“Të nderuara medie, ju informojmë se nesër e enjte, 12 maj 2022, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, do të përcjellë nga afër rrjedhën e grevës një-orëshe në disa institucione arsimore të Prishtinës, për tu ndalur në orën 8:15 në shkollën fillore “Asim Vokshi”, me qëllim të bashkëbisedës me pjesëmarrësit në këtë grevë” – thuhet në informatën e lëshuar nga SBAShK.
Ua kujtojmë se kjo grevë është cilësuar vetëm si një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit. SBAShK-u ka “kërcënuar” me përshkallëzim të situatës, po qe se kërkesat e tyre nuk plotësohen./FolDrejt/