Drejtori i Arsimit në komunën e Skënderajt, Kastriot Duraku, ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve, 4 shkolla në këtë komunë nuk do të zhvillojnë procesin mësimor të hënën, raporton Fol Drejt.
“Mësimi nuk do të mbahet në shkollat: Gjimnazi ” Hamëz Jashari”, ShMLP “Anton Çetta”, Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë dhe Shfmu ” Bashkim Sadiku” në Tushilë, të cilat për shkak të dëmeve të mëdha nga përmbytjet nuk kemi arritur ende t’i kthejmë në gjendje normale”, shkroi Duraku në rrjetin social Facebook. /FolDrejt/