Ministria e Ekonomisë njofton se nesër në një fshat të Podujevës, do të mbahet aktiviteti për “të shënuar arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE, në lidhje me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë”, transmeton Fol Drejt.
Në komunikatë thuhet se në këtë aktivitet, veç ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, do të marr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ngjarja “Kosova Connected” mbahet në shkollën “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës në orën 12:00./FolDrejt/