Vota e paralajmëruar për sonte mbrëma në parlamentin grek rreth Marrëveshjes së Prespës është shtyrë për të premten, informon foldrejt.com, duke u bazuar në mediat greke. Konkretisht vota do zhvillohet të premten në ora 2.30.
Përkundër protestave të qindra-mijëra grekëve në Athinë dhe Selanik, kryeministri Aleksis Cipras mendon se marrëveshja do kalojë më sëpaku 152 vota “për”. Kjo siguri pritet të shihet nesër./Foldrejt.com