Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nesër do të nënshkruhet marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023, raporton Fol Drejt.
Ceremonia organizohet nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku pas përfundimit të ceremonisë do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023.”, thuhet në njoftimin zyrtar. /FolDrejt/