Vladimir Putin do të nënshkruajë një dekret për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ditën e neserme, sipas një njoftimi të Kremlinit, shkruan The Guardian.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar Dmitry Peskov. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në Federatën Ruse do të mbahet të premten në orën 15:00.
Presidenti rus do të mbajë një ceremoni në Kremlin, pas së cilës ai pritet të mbajë gjithashtu një fjalim dhe do të takohet me administratorët e emëruar nga Moska të rajoneve të Ukrainës, tha Peskov./abcnews.al/