Në mëngjesin e ditës së nesërme do të nisë vaksinimi i personelit shëndetësor në Pejë.
Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për të vaksinuar personelin shëndetësor, e që kjo komunë ka rreth 1 mijë profesionistë shëndetësorë.
Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar vaksinimin.
Komuna e Pejës nga 24 mijë vaksina sa kanë arritur në Kosovë, ka përfituar 1 mijë të tilla, e që Loci thotë se janë të mjaftueshme vetëm për personelin shëndetësor.
“Përveç personelit shëndetësor si fillim është menduar, se nëse do të kemi ndonjë zbrazësi, pra ka persona të cilët nuk do të vaksinohen apo të cilët kanë kaluar COVID-in muajin e fundit, atëherë do të përfshihen disa kategori. Si fillim është menduar që të përfshihen pacientët e hemodializës dhe do të shohim hap pas hapi se si do të rrjedhë ecuria, në mënyrë të vendoset si do të procedojmë me grupet tjera”, tha ai.