Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të organizohet ceremonia e fillimit të punimeve Restauruese në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren.
Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadorja e Republikës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik, Votim Demiri si dhe ambasadorë tjerë të akredituar në Republikën e Kosovës.
Kjo ceremoni do të mbahet me fillim nga ora 12:00, në adresën “Pal Paluca”, 2000, Prizren./FolDrejt/