Nesër do të mbahet një diskutim publik nën organizimin e Shoqatave Sindikale të Shërbyesve Civilë të Institucioneve Qendrore.
Ky diskutim publik, që do të zhvillohet me institucionet e pavarura, institucionet shtetërore, sindikatat dhe shoqërinë civile, do të ketë si temë draftligjin për Paga, për Zyrtarët Publikë, si dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.
Ky diskutim do të mbahet në amfiteatrin e ish-Rilindjes, nga ora 9-12./FolDrejt/