Nesër do të organizohet Konferenca për Rininë 2022, me moton “Drejt një politike kombëtare”.
Kjo konferencë do të organizohet nga ora 09:15 e deri në orën 16:30, në Prakun e inovacionit dhe trajnimit (ITP) në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zvKryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrat Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrulla Çeku, deputetët Agon Batusha dhe Ardian Gola, Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe drejtori i DRKS-së nga Komuna e Prizrenit, Adem Morina. Po ashtu, përfaqësues të organizatave të ndryshme që do të jenë folës dhe panelistë në konferencë.
Konferenca synon të bëjë bashkë 200 të rinj dhe të reja me ministrat, deputetët dhe akterët e tjerë të sektorit rinor për të ndarë arritjet, sfidat dhe objektivat e Qeverisë karshi rinisë dhe për t’i inkurajuar ata për pjesëmarrje aktive në të gjitha sferat e jetës./FolDrejt/