Nesër, më 23 mars, në kazermën e FSK-së në Pomozatin, duke filluar nga ora 09:30, përmbyllet ushtrimi ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes, në ditën e vizitorëve të veçantë ( DV Day), të pranishëm do të jenë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe ndërkombëtarë.