Nesër në Kizhevak, Rashkë të Serbisë do të prezantohet përmbledhja e aktiviteteve gërmuese dhe zhvarrimeve që janë bërë në këtë lokacion.
Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti u theksua se mediat e interesuara për të qenë të pranishme duhet t’i drejtohen sot deri në ora 16:00, Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të zhdukur.
“Mediat e interesuara për të qenë të pranishme luten t’i drejtohen sot deri në orën 16:00, Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes kësaj adrese: [email protected], duke dërguar të dhënat (emrin dhe mbiemrin) të gazetarëve si dhe targat dhe llojin e automjetit me të cilin udhëtojnë.”
Duhet përkujtuar që në Kizhevak tash e sa kohë janë duke u bërë gërmime të shumta për të pagjeturit e luftës në Kosovë.