Nënshkrimi i peticionit të qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të komunës në pjesën veriore të Mitrovicës do të fillojë nesër në ora 09:00, ka bërë të ditur Sanja Lazareviq Krtiniq, anëtare e grupit që ka iniciuar procedurën.
“Në emër të grupit iniciativ për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, po i njoftoj qytetarët se më në fund i kemi marrë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se nesër do të fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit”, ka thënë Krtiniq për RTS-në.
Ajo ftoi të gjithë qytetarët serbë që nga nesër të vijnë dhe të mbështesin iniciativën për largimin e Erden Atiqit, duke thënë se ai nuk ka legjitimitet të udhëheqë një komunë ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.
“Pres një përgjigje të madhe nga qytetarët, sepse besoj se askush nuk e përkrah drejtimin e qytetit tonë në këtë mënyrë dhe shkaktimin e tensioneve”, tha Krtiniq.
Peticioni pritet të nënshkruhet në sallën e sporteve në pjesën veriore të Mitrovicës.