Peticioni për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, thuhet të jetë nënshkruar nga 21 mijë qytetarë.
Nesër në orën 10:00, vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve pritet të dorëzojnë në Kuvend peticionin.
“I ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve”, ka shkruar në njoftimin e postuar në grupin “PRO TERHEQJES 30 % TE TRUSTIT”, Adnan Jashari, njëri nga organizatorët e peticionit./FolDrejt/