Nesër, më 2 dhjetor 2022, pritet të organizohet një Akademi Mirënjohjeje dhe Nderimi për Gjeneral Shaban Shalën, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet një njoftimi është bërë e ditur se “Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Shoqatat e dala nga Lufta dhe me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, organizon Akademi Mirënjohjeje dhe Nderimi për Gjeneral Shaban Shalën – një nga drejtuesit e LPK-së dhe një nga luftëtarët dhe Komandantët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Akademia do të mbahet me fillim nga ora 13:00, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë./FolDrejt/