Ministria e Sportit në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës nesër organizon ceremoninë e promovimit të librit “Kryemjeshtri”, transmeton Fol Drejt.
Ky libër, me autor gazetarin sportiv, Arsim Maxherra, i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.
Ceremonia e promovimit do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, tek Instituti “Ali Hadri”, me fillim nga ora 12:00./FolDrejt/