Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë me dije se me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, nesër, do të mbahet një protestë si revoltë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kjo protestë, me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
AGK ka ftuar kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.