Protesta e nesërme planifikohet të nis nga ora 09:30, ku planifikohet që deputetëve që në lexim të parë e kanë votuar Projektligjin për Pagën Minimale t’u mos u lejohet hyrja në kuvend.
Policia ka biseduar me kryetarin në detyrë i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të dala nga lufta në lidhje me formën si do të organizohet protesta, ku do të mbahet e gjëra që lidhen me protestën e nesërme.
Siç i kanë thënë Klan Kosovës, OVL e UÇK-së bashkë me organizatat e tjera janë duke i bërë përgatitjet e fundit për protestën e nesërme, për të cilën veteranët e kanë quajtur masovike dhe i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në këtë protestë./KlanKosova/