Me rastin e shënimit të njëzet e katër (24) vjetorit të ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, e cila mbahet me datën 6 shtator 2023, janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, njofton policia.
Sipas njoftimit, në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ me datën 06.09.2023 duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së, përcjell Fol Drejt.
Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.