Nesër (18.05.2022), në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums – Fuqia e Muzeve”, njofton Divizioni për Komunikim i Ministrisë së Kulturës, transmeton Fol Drejt.
“Kjo ditë do të shënohet me ngjarjen “RETURN US HOME” që do të organizohet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar prej orës 19:00, në kuadër të të cilës do të hapet ekspozita me fotografitë e artefakteve të Kosovës që po mbahen në Serbi” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku./FolDrejt/