Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës këtë të mërkurë më 18 maj, pritet të shpallin aktgjykimin ndaj dy drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca pritet të nis nga ora 10:00, thuhet në njoftimin e DHSK-së.
“Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”./FolDrejt/