Zyra e Kryeministrit njoftoi se nesër do të shpallet ankandi i parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Aktiviteti do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, në sallën P-38 nga ora 15:00, ndërsa janë ftuar edhe mediet që të marrin pjesë. /FolDrejt/