Pas një sezoni shumë të komplikuar, Sergio Ramos është rikthyer për të ofruar përformancën e tij të nivelit të lartë.
Mbrojtësi i PSG-së, i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në infermieri, është fizikisht më mirë dhe është një nga shtyllat e formacionit të Galtier. Një lider i ri dhe ky lajm mund të kënaqë vetëm Luis Enrique.
Trajneri i Spanjës, zbulon “MARCA”, do ta kishte përfshirë ish-yllin e Real Madrid në listën e skuadrës së kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës dhe Portugalisë.
Zgjedhjet përfundimtare do të zbulohen nesër./abcnews.al/