Një zyrtar i lartë i BE-së tha se agjenda e takimit do të përfshijë efektet globale të luftës së Ukrainës, kryesisht në aspektin e sigurisë ushqimore dhe energjetike
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në takimin e tyre që do të mbahet nesër, do të diskutojnë për efektet e luftës në Ukrainë ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministrat do të mblidhen në Bruksel përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do të zhvillohet më 23-24 qershor.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha se axhenda e takimit do të përfshijë efektet globale të luftës së Ukrainës, kryesisht në aspektin e sigurisë ushqimore dhe energjetike.
Zyrtari bëri të ditur se në aspektin e eksportimit të tonelatave të grurit të bllokuar dhe madhësinë e popullatës që do të preket nga kriza, BE-ja ka shqyrtuar alternativa të ndryshme, përfshirë Bjellorusinë, por që alternativa më ideale është Deti i Zi.
Në mbledhje në aspektin e sigurisë energjetike do të diskutohen marrëdhëniet aktuale pozitive me vendet e Gjirit, njoftoi zyrtari duke shtuar se nën dritën e kërcënimit që paraqet Rusia, do të diskutohet për transformimin e këtyre marrëdhënieve.
BE-ja ka dizejnuar një marrëdhënie me Gjirin bazuar në varësinë reciproke për të ardhmen, tha zyrtari i cili potencoi se qëndrimi i Iranit dhe fati i marrëveshjes bërthamore do të ndikojë këtë objektiv.
Zyrtari tha se ministrat do të diskutojnë edhe paketën e 6-të të sanksioneve të miratuara në samitin e fundit dhe se nuk janë në përgatitje për një paketë të re.
– Egjipti
Ministrat e BE-së në drekën jozyrtare pas vlerësimit të marrëdhënieve me Egjiptin në mbledhje, do të takohen me ministrin e Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukri i cili ndodhet në Luksemburg me rastin e takimit të 9-të të Këshillit të Partneritetit BE-Egjipt.
Në axhendën e ministrave do të jetë edhe Briri i Afrikës dhe situata në Etiopi./FolDrejt/