Nesër në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Për këtë proces zgjedhor do të ketë votues edhe nga Kosova.
Për këtë misioni i KFOR-it në Kosovë ka treguar se ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e lëvizjës.
“KFOR është i përkushtuar për të marrë të gjitha masat e duhura që të vazhdohet me sigurimin e ambientit për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim.
Kjo do të bëhet pa dallime, sipas me mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe, Komuna e Gjilanit, ka njoftuar ditë më parë se ka siguruar transportin për qytetarët nga Lugina që të mund të votojnë atje.