Pas kundërshtimit të planit të qeverisë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, shkarkoi nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit, Netanyahu vendosi të transferojë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant në një pozitë tjetër, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Mbetet e paqartë se çfarë pozicioni të ri do t’i jepet.
Të shtunën, Gallant i bëri thirrje qeverisë të ndalojë projektin e saj gjithëpërfshirës të reformës gjyqësore, duke përmendur rreziqet për sigurinë e shtetit dhe duke pasur parasysh protestat masive në ushtri.
Përveç ushtrisë, reformat e diskutueshme kanë shkaktuar protesta të mëdha publike për muaj të tërë, ku demonstruesit e quajtën iniciativën rrëmbim të pushtetit nga qeveria./FolDrejt/