Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur që kompleksi i Xhamisë Al-Aksa të jetë i mbyllur për vizitorët hebrenj nga e mërkura deri në fund të muajit të Ramazanit, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Vendimi u mor pas incidenteve të shumta që ndodhën gjatë Ramazanit dhe sot më shumë se 700 kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.
Ministri izraelit i Sigurisë Ben-Gvir tha se vendimi për të mbyllur kompleksin për vizitorët hebrenj është një gabim i rëndë që nuk do të sjellë paqe në rajon dhe vetëm mund të përshkallëzojë situatën.
“Mungesa e pranisë së hebrenjve në kompleksin e tempullit do të shkaktojë automatikisht një ulje të pranisë së policisë, e cila do të krijojë terren pjellor për thirrjet për të nxitur vrasjen e hebrenjve. Kur terrori godet, duhet të reagohet fuqishëm dhe të mos dorëzohet para tekave të tij”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare. /FolDrejt/