Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË FILM

Netflix flet shqip me filmin “Arbëria”

3 vjet më parë
in FILM, KULTURË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Që nga 23 dhjetori i vitit 2021, në platformën më të madhe të filmave në botë, Netflix, ka filluar transmetimi i filmit të parë në gjuhën shqipe, “Arbëria”.

“Arbëria” është një film, i cili flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri, nga ku zbulon kulturën dhe traditat arbëreshe.

Fakti që ky film është aktualisht i pari në gjuhën shqipe në Netflix, i ka dhënë edhe më tepër jehonë këtij filmi, përmes së cilit tashmë bota po njeh kulturën dhe historinë e arbëreshëve të Italisë. Regjisorja ka dhënë intervistë për gazetën kosovare “Telegraf”.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Telegrafi: Ju jeni regjisore e filmit “Arbëria” që tani është shfaqur në Netflix dhe iu dedikohet shqiptarëve arbëreshë të Italisë. Na trego pak më shumë në tërësi rreth këtij filmi?

Francesca Olivieri: “Arbëria” është një histori nostalgjie, por edhe një histori konflikti mes të shkuarës dhe të tashmes, origjinës dhe aspiratave. Aida është një grua e guximshme dhe moderne, por edhe melankolike dhe me një personalitet luftarak që jeton ndërmjet nevojës për t’u përshtatur dhe kërkimit të identitetit. Ajo është një stiliste, pasi është shpërngulur shumë herë është vendosur në një qytet ku ka hapur një rrobaqepësi veshjesh elegante. Por me vdekjen e babait të saj, Aida detyrohet të kthehet në fshatin e saj të lindjes, që ndodhet në malet, në jug të Italisë. Gjatë këtij udhëtimi, Aida do të rizbulojë gjuhën e saj amtare: arbëreshët, një gjuhë e lashtë shqipe e folur në komunitetin pakicë: pasardhësit e refugjatëve kryesisht toskë shqiptarë, të cilët ikën nga Shqipëria mes shekujve të katërmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë si pasojë e pushtimit osman në Ballkan. Kjo “tokë e shpirtit” – e quajtur Arbëria – i jep Aidës një energji të re, përmes së cilës ajo do të rimarrë kontrollin e jetës së saj dhe ajo do të pajtohet me të kaluarën e saj.
Telegrafi: Si erdhi ideja për realizimin e një filmi me tematikë shqiptarët e Italisë. Ku e morët frymëzimin?

Francesca Olivieri: Historia e Aidës është frymëzuar pjesërisht nga përvojat personale të tezes sime dhe gjyshes sime, të lindura në Santa Caterina Albanese, në Kalabri, në jug të Italisë. Doja të zhytesha në këto elemente biografike dhe të orientohesha drejt fuqisë dhe hirit të shpikjes së reales. Tema është padyshim personale, unë jam vetë një grua e re që kam emigruar dhe shpresoj që kjo histori e bujarisë njerëzore të jetë me interes për një publik të shpërndarë kulturalisht. Më kujtohet hera e parë që pashë një valle, vallen tradicionale të arbëreshëve, u trondita sepse ndjeva se si ky moment ishte magjik dhe ka një potencial kinematografik në vetvete. Më pas fakti i dëgjimit të gjyshes sime duke folur shumë herë në këtë gjuhë ishte padyshim burimi im kryesor i frymëzimit. Ajo ka qenë muza ime e veçantë gjatë gjithë filmit dhe më mësoi traditat dhe atë që vlen në kulturën arbëreshe.
Telegrafi: Cilat kanë qenë momentet më të vështira që keni përjetuar gjatë realizimit të këtij filmi?

Francesca Olivieri: Kishte shumë vështirësi në prag: para (gjatë përgatitjes) dhe pas (gjatë postproduksionit). Koha e xhirimeve është emocionuese, por ka gjithmonë momente të papritura, merr një pjesë të stresit të kësaj pune.

Telegrafi: Po momentet më të këndshme në prapaskenë?

Francesca Olivieri: Më kujtohet një herë, kur Anna Stratigi tha një rresht që nuk ishte në skenarin tim, dhe të gjithë filluam të qeshnim dhe më pas kjo shaka u bë fraza tërheqëse e të gjithë anëtarëve të ekipit, ishte qesharake!

Telegrafi: Si është pritur filmi “Arbëria” në festivalet e filmave?

Francesca Olivieri: Filmi është shfaqur në vitin 2019, dhe më pas u shfaq për herë të parë në Cosenza për premierën dhe biletat u shitën plotësisht: ishte një mbrëmje e suksesshme. Më pas u publikua në shumë festivale në Evropë: hera e parë ishte në Tiranë në Festivalin Dea dhe mori Çmimin e jurisë publike. Më pas e shfaqëm filmin në Francë, në Uells, në Norvegji, në Gjermani për festivale të ndryshme të filmit italian. Gjithmonë ka pasur një publik të madh të interesuar për këtë histori, sepse shumë njerëz nuk dinë për historinë e Shqipërisë dhe paraardhësve të saj. Në Itali gjatë të gjitha shfaqjeve pati edhe një habi të këndshme, sepse italianët e njohin popullin shqiptar dhe historinë e fundit të këtij vendi, por anashkalojnë që pasardhësit e tyre erdhën në Itali gjatë shekullit të pesëmbëdhjetë.

Telegrafi: Keni shikuar ndonjëherë ndonjë film shqiptar, nëse po cilin?

Francesca Olivieri: Unë kam qenë e ftuar me filmin në Giornate del cinema Albanese, në Casa del Cinema në Romë, në vitin 2019. Kur isha atje shikoja shumë filma shqiptarë. Më pas u ftova si anëtare e jurisë për Dea Film Festival, vitin e kaluar. Ne ishim të larguar për shkak të situatës së pandemisë, shikuam shumë filma të shkurtër dhe mbaj mend që më la përshtypje filmi i studentëve, të gjithë ishin interesantë për mua dhe ishte vërtet e vështirë të bëja një zgjedhje si anëtare e jurisë!

Telegrafi: Francesca, faleminderit shumë që ishit pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit tanë?

Francesca Olivieri: Gjyshja ime ka thënë shpesh se fshati i saj i përket një kombi që nuk ekziston: Arbërisë. Kjo popullsi është në fakt pa komb, por i drejtohet komunitetit të vet në kohë të vështira, siç ndodhi në momentin e ndërhyrjes për refugjatët e luftës në Kosovë, të cilës ata iu përgjigjën me këtë formulë: “Ne jemi vëllezër, na është derdhur gjaku”. Derdhja e gjakut, kultura e dyfishtë, një përkatësi etnike e refuzuar apo e fshehur, këto janë temat që më frymëzuan për të shkruar këtë pjesë. Shpresoj që filmi të vlerësohet, edhe për këtë mesazh.

Top Channel

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Hungari/ Pengohet hyrjae 450 emigrantëve të parregullt në tre ditët e fundit

Lajmi tjetër

Mësojini 6 mënyrat natyrale për t’i pastruar mushkëritë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM