Netflix është gati të nisë ndërmarrjen e masava për ndarjen e fjalëkalimeve.
Kompania do të prezantojë ndryshime të reja që ata shpresojnë se do t’i japin fund shpërndarjes midis llogarive, përcjell Fol Drejt.
Netflix ka kohë që ka marrë një qasje relativisht të dobët ndaj njerëzve që ndajnë llogari. Megjithëse është ndaluar zyrtarisht në rregullat e saj, kompania kryesisht lejoi që llogaritë të përdoren në familje dhe vendndodhje të ndryshme. Por, në muajt e fundit, kompania ka parë rënie të të ardhurave dhe ulje të numrit të abonentëve për herë të parë në 10 vjet. Për këtë arsye ka vendosur se klientët që do ndajnë të dhënat e tyre do të tarifohen shtesë.
“Ne do t’u ofrojmë mundësinë përdoruesve që të transferojnë profilin e tyre në llogarinë e re. Ata do mund të krijojnë nën-llogari (“anëtar shtesë”), nëse duan të paguajnë për familjen ose miqtë, “tha Netflix.
Kompania do i jap mbajtësit të llogarisë kryesore një kod që përdoruesit e tjerë duhet të fusin për të hyrë në atë llogari. Ky kod ndryshon çdo muaj, duke e bërë të vështirë përdorimin. Gjithashtu do të mbledh një sërë informacionesh nga personat që japin llogarinë: si vendndodhjet e pajisjes dhe aktivitetin e llogarisë./FolDrejt/