Udhëheqësit ushtarakë rusë kanë diskutuar se si dhe kur Moska mund të përdorë armët taktike bërthamore në luftën në Ukrainë, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarë anonimë të inteligjencës së ShBA-ve, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Bisedat alarmuan administratën (Presidentin Joe) Biden sepse ato treguan se sa e frustruar ishte bërë Moska për pengesat e saj në fushën e betejës në Ukrainë,” shkroi NYT.
Megjithatë, zyrtarët e ShBA-ve thanë se nuk kishin prova se rusët po lëviznin armë bërthamore ose po merrnin masa të tjera taktike për t’u përgatitur për një sulm, thuhet në raport. /FolDrejt/