Deputetët në Kongresin e shtetit të New Yorkut arritën sot një marrëveshje për legalizimin e shitjes së marihuanës për qëllime rekreative.
Të paktën 14 shtete amerikane tashmë lejojnë banorët të blejnë marihuanë për përdorim rekreativ, jo vetëm mjekësor.
Ligji do të lejojë shitjen e marihuanës tek të rriturit mbi moshën 21 vjeçare dhe të vendosë një procedurë për lëshimin e lejeve për shpërndarjen e produkteve të kanabisit te klientët.
Ligji mund të hyn në fuqi menjëherë pas miratimit, por shitja do të fillonte pas një viti e gjysmë deri në dy vjet.