Monumenti i NEWBORN-it këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës do t’i kushtohet grave kosovare.
“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. i kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne”, ka shkruar ideatori Fisnik Ismaili.
Tema për sivjet sipas Ismailit do të jetë Winged Women – Gratë me Krahë, andaj sipas tij kanë nevojë për ndihmën e atyre që e përkrahin këtë iniciativë dhe që dinë të vizatojnë, transmeton Klankosova.tv
“Ëinged Ëomen – Gratë me Krahë., është tema sivjet, ku monumenti NEËBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment! Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj”, ka shkruar tutje Ismaili.
“Thirreni ose shkruani Mrikas në 049388947, për me u organizue, e hajde ta bajmë të bukur prapë, dhe të veçantë si çdo herë. Shihemi këto ditë”.