Menjëherë pas kurorëzimit si fitues i Kupës së Botës dhe Lojtari më i mirë i ri i Turneut 2022, spekulimet tashmë janë të shumta që e lidhin Fernandez me një lëvizje në Premier League.
Natyrisht, një nga klubet e lidhur është Newcastle i sapo pasuruar, i cili është në kërkim të opsioneve të mesfushës.
Duke folur me gazetarët përpara rikthimit të Newcastle në aksion, Howe pranoi: “Unë jam në dijeni të tij (Fernandez) dhe e njoh atë. Por unë mendoj se tarifa e transferimit është mjaft e madhe.”
21-vjeçari Fernandez impresionoi në Katar dhe shënoi një gol të mrekullueshëm më herët në turne. Megjithatë, raportohet se do të duheshin diku rreth 87 milionë funte për ta blerë atë nga klubi aktual Benfica. Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Liverpool-in, i cili duket i vendosur të riparojë mesfushën e tyre të plakur menjëherë./FolDrejt/