Newcastle United është një nga favoritët për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Valladolidit, Ivan Fresnedan, raporton Evening Standard.
Arsenali, Borussia Dortmund dhe Juventus janë gjithashtu të prirur për ta marrë atë. Është raportuar se mbrojtësi ka një klauzolë lirimi prej 26.5 milionë funtesh në kontratën e tij dhe skuadra e La Ligës do të kërkojë të sigurojë një tarifë rreth asaj shume, transmeton Fol Drejt.