Sipas Fabrizio Romanos, Newcastle United ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Anthony Gordon nga Everton, raporton Fol Drejt.
Romano tha se Newcastle ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Anthony Gordon në një transferim të përhershëm.
“Marrëveshja është afër pasi Everton ka pranuar ofertën përfundimtare prej 40 milionë funtesh nga Newcastle për anësorin e talentuar anglez”, shkroi Romano.
Ai shtoi se testet mjekësore do të zhvillohen në 24/48 orët në vijim pasi Gordon tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Newcastle. /FolDrejt/