Sipas reporterit të Football Transfers, Jacques Talbot, Newcastle ka sytë te sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
26-vjeçari sapo është rikthyer për skuadrën e Jurgen Klopp, pasi një dëmtim i rëndë e kishte lënë jashtë fushës që nga tetori.
Sulmuesi portugez nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje të re afatgjatë me Reds vitin e kaluar që zgjat qëndrimin e tij në Anfield deri në vitin 2027, megjithatë, nuk ka asnjë garanci se ai do të jetë një shtyllë pas ardhjes së Cody Gakpo, Luiz Diaz dhe Darwin Nunez në afatet e fundit të transferimeve.
Raporti shton se Liverpool do të kërkojë një tarifë të madhe transferimi prej rreth 70 milion eurosh për Jota nëse ai shitet ndonjëherë. /FolDrejt/