Sipas CalcioMercato, Newcastle United po kërkon të bëjë një lëvizje për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembélé në merkaton e ardhshme, njofton Goal.
Francezi ka treguar klasin e tij këtë sezon, dhe ka mbetur i shëndetshëm pa asnjë lëndim. Si rezultat, shumë ekipe po e monitorojnë atë për një lëvizje.
Thuhet se kontrata e Dembélé përfshin një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në verë, dhe Newcastle United është i gatshëm ta paguajë atë./FolDrejt/