iti 2020 po largon nga jeta disa nga artistë më të njohur e më me ndikim në botën e artit dhe kulturës shqiptare.
Në muajin shkurt të këtij viti, është ndarë nga jeta bilbili i muzikës shqipe, këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha. Më 7 shkurt të 2020 kemi marrë lajmin për vdekjen e këngëtares në moshën 86-vjeçare. Pagarusha është përcjellë me nderime të shumta dhe reagimet për vdekjen e saj kanë vërshuar profilet e shqiptarëve anë e mbanë, duke shprehur admirimin për talentin dhe kontributin e saj në muzikën shqiptare.
Ndërsa në muajin mars, kemi humbur edhe një nga legjendat e artit shqiptar, aktoren e madhe Leze Qena. Lezja ka vdekur më 25 mars, në moshën 85 vjecare në Mjekimin Intenziv në QKUK.
E gjatë ditës së sotme, më 16 prill kemi marrë lajmin për vdekjen e këngëtares, kantautores më avangarde që kemi pasur në skenën e muzikës shqiptare. Violeta Rexhepagiqi, e njohur edhe si gazetare shumë e guximshme, është ndarë na jeta në moshën 55 vjeçare.
Këto vdekje të këtyre legjendave shqiptare kanë nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, të gjithë duke ‘fajësuar’ vitin 2020 e duke e cilësuar si viti i tragjedive.