Futbollisti i Parisit dhe përfaqësuesi brazilian Neymar dëshiron të përfundojë karrierën e tij si lojtar në klubin francez, raporton gazetari britanik i Athletic, David Ornstein.
Neymar ka një kontratë me kampionët e Francës deri në qershor të vitit 2027. Ai dëshiron të përfundojë kontratën e tij dhe nuk ka ndërmend të kalojë në një klub tjetër.
Futbollisti brazilian do të marrë një pushim deri në fund të sezonit, pasi pak ditë më parë operoi me sukses gjurin në Doha. Ornstein kujton se disa media kohët e fundit raportuan se Neymar mund të largohet nga klubi francez në fund të sezonit, por ai shtoi se situata ka ndryshuar pasi futbollisti brazilian dëshiron të përfundojë karrierën e tij me kampionët francezë, transmeton Fol Drejt.